Tema islame

 DITA E ASHURES

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi
Muhammedin, , familjen, shokët
dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!

Vlera e agjërimit të kësaj ditë

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët, përkatësisht të tjerat nuk i kanë. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe "Ditën e Ashurasë", e cila ka te mira te shumta. Ne me këtë rast do të përmendim vetëm disa:
² Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjtë, qe është muaji Muharrem, siç thotë Allahu:

Të All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)". (Tewbe, 36)
Këta muaj te shenjtë janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.
² Agjërimi ne këtë muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:

Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ishte pyetur:
Cili namaz është më me vlerë pas atyre te obliguarave?
Tha: Namazi i natës.
Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit?
Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem".
² Agjërimi i kësaj ditë ka qenë prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tonë. Këtë e sqaron shumë mirë edhe Aisheja, nëna e besimtareve, e cila transmeton:

Ashura ishte një ditë, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte". (Buhariu dhe Muslimi)
² Ka qenë prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] shpresonte te ketë vlerë me shumë se ditët tjera. Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures:

Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ndonjë ditë, qe shpresonte te ketë vlerë me shumë se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës". ( )
² Agjërimi i kësaj ditë muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i parë, ka qenë, është dhe do të mbetet feja e vetme e njerëzimit. Këtë shumë qartë e shpreh thënia e Muhammedit, [alejhi's salatu ve's selam], i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit te kësaj ditë nga çifutet, me c'rast e lajmëruan se e agjërojnë për hirë te shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanët kemi me shumë përparësi ne Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam]. Ja edhe teksti, për vërtetësinë e të cilit janë dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:

Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës.
Ç'është kjo?- pyeti?
Thane: Kjo është ditë e mbarë, ditë, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu qe e agjëroi këtë ditë edhe Musai.
"Unë kam me shumë te drejtë ne Musain se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej".
² Agjërimi i kësaj ditë, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, qe dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thanë se çifutet e shenjtërojnë këtë ditë, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha:

Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni". (Buhariu dhe Muslimi)
² Agjërimi i kësaj ditë me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:

Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar". ( )

Si agjërojmë në këtë ditë?

Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj ditë ka qenë obligative para ligjësimit te agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një telall (thirrës) qe te thërras ne popull:
"Kush nuk ka agjëruar le të agjëroj e kush ka ngrënë le të mos haje deri ne mbrëmje".
Në një transmetim tjetër përmendet:
"Ne agjëronim dhe mësonim fëmijët tanë ta agjëronin këtë ditë. Ne shkonim ne xhami dhe iu bënim lojëra nga leshi (i deleve apo çfarëdo kafshe tjetër). Kur dikush qante ne ia jepnim lodrën qe te luante e mos kërkonte ushqim deri ne mbrëmje".
Por kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë:

Kush te do le të agjëron e kush te do le të mos agjëron". (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kanë përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj ditë:
i. Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën. Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:

Agjërojeni Ditën e Ashurës dh dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një ditë para apo një ditë pas saj".
Me këtë rast, dijetaret kanë përmendur se edhe pse Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] tha qe ta agjërojmë një ditë para apo një ditë mbrapa, megjithatë lejohet qe te bëhet bashkimi i tyre. Pra, te agjërohet një ditë para dhe një ditë pas saj.
ii. Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të. Kur Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thanë: O i dërguari i Allahut! Kjo ditë është ditë, te cilën e madhërojnë çifutet dhe te krishterët? Atëherë ai tha:

Kur te vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut". (Muslimi)
Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë:

Nëse mbetem gjallë deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj te nëntën". (Muslimi)
Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës se dhjetë, edhe ditën e nëntë.
iii. Vetëm agjërimi i ditës së dhjetë. Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thënë:
"Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le të agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje". ( )

Shpenzimi për këtë ditë

Preferohet shumë agjërimi i kësaj ditë, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, te afërm dhe te varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tillë është obligim.

dhe ekstravagant, atë feja nuk e pëlqen fare, e sidomos prej atyre, qe shpenzojnë me bindjen se kjo gjë është e kërkuar, duke u mbështetur ne një thënie te dobët se kinse: "Kush shpenzon për familje shumë ne Ditën e Ashurasë, edhe ndaj Tij do të jap me bollëk Allahu gjatë tërë viti". Kjo thënie, e mveshur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam], është e dobët dhe si e tillë nuk merret për baze.

Dita e Ashurës përkujton një ngjarje te dhimbshme historike

Këtë ditë, te cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë ditë, tërë meshkujt e familjes se Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranë ne Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shumë i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam]( ).
Çka NUK duhet bërë në këtë ditë?

Nuk duhet pastruar special për këtë ditë, përveç nëse e ke zakon te pastrohesh ne këtë ditë. Ekzistojnë thënie te cilat përmendin ketë gjë porse janë te fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Një prej tyre është edhe kjo: "Kush pastrohet ne Ditën e Ashurasë, ai gjatë atij vitit nuk sëmuret fare përveç nëse sëmuret për vdekje". Kjo thënie është e shpifur.
Nuk ka dua te veçante ne këtë ditë.
Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës se ashtuquajtur "ashure", qe -tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsire e veçante e kësaj ditë, është diç e pavërtetuar fetarisht. Ata gatuajnë këtë ëmbëlsire e pastaj ua japin fukarave me shprese se ka shpërblim të madh. Por derisa nuk është vërtetuar kjo gjë fetarisht, atëherë ajo mbetet risi, prej se cilës duhet ikur.
Ndalohet vizita e varrezave ne këtë ditë. Është bërë tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnë se bashku te afërmit e tyre te vdekur.
Gratë kinse për ta bërë sa më "madhështor" këtë ditë, vendosin kanë te kuqe ne flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.
Disa mendojnë se është mirë pasi qe te pastrohesh te dalësh ne vizite te dijetarit, te sëmurit, ta lëmosh kokën e jetimit, t'i presh thonjtë, te vizitosh te afërmit dhe te këndosh kaptinën Ihlas 1000 here. Këto gjëra edhe pse janë te kërkuara përherë, megjithatë ne këtë ditë nuk janë te veçanta, kështu qe nëse nuk ke kryer këto gjëra me pare por ke lënë vetëm për këtë ditë, ato janë te ndaluara.
Për vlerën e kësaj ditë janë rrëfyer gjëra, te cilat nuk janë fare te sakta, si:
Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne këtë ditë,
Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit,
Ejjubi u shërua ne këtë ditë,
Junusi doli nga barku i peshkut,
Ja'kubi u bashkua me Jusufin, etj.
Këto gjëra janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t'ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjatë leximit, ta dini se janë te pavërteta.

Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi' s salatu ve's selam
Lutja jonë e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve!
Zgjodhi dhe përshtati ne shqip: Ismet Hyseni

Burimi: Ashura -bëjnë'l ittibai ve'l ibtida', Dr. Muhammed Ahmed Sahlul,

Ora në STUDIO-DINI
 
Orari i Radio-dini
 
Es selamu alejkum Insha allah

prej Orës 19:00

ILAHI

KUR'AN

DERSE ISLAME

Mir se vini ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT

PËR VIZITEN TUAJ QË TË KSHILLOHEMI SEBASHKU
 
Heute waren schon 13 Besucher (13 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden